July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

A mund t’i mbijetojnë danezët ferrit në Signal Iduna Park?

2 min read

Është e vërtetë që gjermanët e prishën disi përshtypjen në takimin e fundit të fazës së grupeve ndaj Zvicrës, kur arritën të barazojnë në kohën shtesë dhe të rikthehen në krye të Grupit A, por kjo nuk e zvogëlon ndjeshëm rolin e tyre si favorit në raundin e 1/8 së finales kundër Danimarkës.

“Pancerat” nuk donin të bënin kalkulime, pasi ai gol i barazimit iu solli një “biletë” në pjesën më të fortë të skemës drejt finales (ku ndodhen edhe Spanja, Franca, Portugalia), që do të thotë se skuadra e Julian Nagelsmann ka shumë besim në vetvete dhe beson në mundësitë e saj. Danezët i pamë në grup, janë një kombëtare solide, e organizuar, që dinë të mbrohet dhe të sulmojë kur duhet. Ekipi me siguri mund t’i përgjigjet mikpritësit.

Nagelsmann do të duhet të ndryshojë përbërjen e për shkak të kartonave. Waldemar Anton dhe Nico Schlotterbeck do të luajnë aty nga minuta e parë. Jonathan Ta është pezulluar, ndërsa sipas njoftimeve nga mediat vendase, Antonio Rudiger është i pasigurt në njëmbëdhjetëshen titullare. Anëtarët e tjerë të ekipit të parë mbeten të njëjtë. Vetëkuptohet që as Kasper Hjulmand nuk do të ndryshojë shumë. Danezët do të luajnë me tre në mbrojtje dhe dy lojtarë pas sulmuesit të parë Hoylund. Nëse zviceranët kanë qenë testi më i vështirë i Gjermanisë deri më tani, Danimarka mund të thuhet se është një tjetër hap përpara. Aq më tepër që është ndeshja e parë në fazën e eliminimit. Nuk ka më vend për korrigjime…

Ndeshja Gjermani – Danimarkë zhvillohet sot në orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *