June 17, 2024

Kosova U-19 pësoi humbje miqësoren e parë ndaj Shqipërisë U-19 

1 min read

Kombëtarja e Kosovës U-19 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë miqësore ndaj Kombëtares së Shqipërisë U-19, me rezultat 2:0. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Egnatia Arena” në Rrogozhinë, ku sulmuesi kuqezi Flavio Sulejmani ishte protagonisti kryesor, duke shënuar të dy golat brenda tre minutave.

Ndeshja filloi mirë për Shqipërinë që shënoi gol në minutën e 6-të, kur Flavio Sulejmani realizoi gol të bukur me një gjuajtje nga jashtë zone.

I njëjti futbollist shënoi edhe në minutën e 9-të, këtë herë me kokë pas një harkimi nga goditja e këndit.

Në pjesën e dytë, megjithë përpjekjet e Dardanëve për të ndryshuar gjërat dhe për të gjetur rrugën e golit, Shqipëria arriti të administrojë rezultatin dhe fitoren. Ndeshja e dytë miqësore ndërmjet Kosovës U-19 dhe Shqipërisë U-19 do të zhvillohet më 8 qershor në orën 10:00, përsëri në stadiumin “Egnatia Arena”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *