April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 23, 2026

Kosova U21 ngjitet në renditjen e UEFA-së, do të jetë në vazon e katërt në shortin për Evropianin e ardhshëm

Kombëtarja U21 e Kosovës ka bërë një përparim të rëndësishëm në renditjen e UEFA-së. Tani Dardanët e udhëhequr nga Afrim Tovërlani janë ngjitur në vendin e 33-të në ranglistën e UEFA-së. Kjo ngritje e konsiderueshme vjen si rezultat i paraqitjeve të mira gjatë ciklit aktual të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Ky përparim në renditjen e UEFA-së do të thotë që Kosova do të kalojë nga vazoja e pestë në vazon e katërt në shortin për kualifikimet e ardhshme evropiane. Ky është një hap i rëndësishëm për Kombëtaren U21, e cila tani do të ketë mundësi më të mira për kualifikimet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *