June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Dinamo-Prishtina e Re në barazh, Phoenix me gjasë mbetet në Ligën e Parë

Është përmbyllur edicioni i rregullt në Raiffeisen Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Suhareka dhe Ferizaj janë kurorëzuar një javë më herët si kampione në grupet respektive, teksa sot pas javës së 27-të (të fundit) janë përcaktuar edhe dy skuadrat që do të luajnë në ndeshjen e barazhit të kësaj lige.

“Do të jenë Dinamo dhe Prishtina e Re, që më 26 maj do të përballen në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku skuadra fituese do të luajë më pas ndeshjen e barazhit për hyrje në elitë, me skuadrën që e mbyll kampionatin në pozitën e 8-të në renditjen e AlbiMall Superligës. Ndërkaq, nëse do të ishte situatë normale, në fund të kampionatit do të duhej të largoheshin nga liga dy skuadrat e fundit në grupet respektive, por pas përjashtimit nga garat të Vllaznisë dhe Ulpianës, tani do të vendoset me vendim të posaçëm dhe gjithçka do të dihet gjatë javës së ardhshme. Të rikujtojmë që Liga e Parë, e cila është e ndarë në dy grupe, që nga viti 2025 do të jetë ligë unike, për çka është marrë vendimi dhe me kohë janë njoftuar edhe klubet”, shkruan FFK. Kësisoj, Phoenix, që e mbylli edicionin në pozitën e 10-të në Grupin A, me gjasë do të mbetet në këtë rang të garave, pasi me përjashtimin e Vllaznisë dhe Ulpianës, është plotësuar numri i skuadrave që bien në një rang më të ulët të garave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *