April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 17, 2026

Guardiola gati përlotet për lamtumirën e Klopp: Ai më solli në një nivel tjetër si trajner

Pep Guardiola thuajse shpërtheu në lot teksa i kushtonte një mendim rivalit të tij më të madh në vitet e fundit. “Do të më mungojë shumë, – tha ai me një zë që i dridhej. – Jurgen Klopp ishte një pjesë vërtet e rëndësishme e jetës sime. Ai më solli në një nivel tjetër si trajner. Kam ndjenjën se do të kthehet.

E falënderoj shumë për fjalët e tij (Klopp tha se Guardiola është trajneri më i mirë në botë), por Klopp e di që ka një klub të fortë pas meje. Ai i ka dhënë shumë jo vetëm Liverpool-it, por edhe krejt Premier League. Më ndihmoi edhe mua me ekipin e tij, sepse ishte një kundërshtar i madh në jetën time.

Unë kurrë nuk e kuptova se si t’i mundja ‘Reds’, sikurse ndodhi me skuadrat e tjera. Ishte shumë e vështirë të përballeshe me të. Jam shumë i sigurt se Mikel Arteta tani do ta vazhdojë trashëgiminë e tij dhe do të na ndihmojë të arrijmë një nivel tjetër. I uroj atij gjitha të mirat. Ndeshja e tij e fundit ishte e veçantë, e meritoi atë lloj vlerësimi.

Liverpool-i i tij ishte një ekip i njohur, i ka bërë tifozët krenarë. Nuk ka të bëjë vetëm me titujt. Ka personalitete që kur mbërrijnë në një vend qëndrojnë përgjithmonë. Jurgen do të jetë si Bill Shankly dhe Bob Paisley, ai është ndër këto legjenda të pabesueshme”.

Pas fitimit të titullit të katërt radhazi të Premier League, si askush tjetër më parë në histori, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se po fillon të shohë në horizont fundin e periudhës së tij të gjatë dhe të suksesshme në drejtimin e skuadrës angleze:

“Rinovim? Realiteti është se jam më afër largimit sesa të qëndroj. Unë kam folur tashmë me drejtuesit e klubit dhe iu kam thënë se tani për tani dua të qëndroj. Do të jem këtu edhe sezonin e ardhshëm, pastaj do të flasim për këtë , por kam tetë apo nëntë vite këtu… Do të shohim”.

Nga ana tjetër, trajneri katalanas ka dashur të tregojë se puna e përditshme është rruga më e drejtpërdrejtë drejt suksesit: “Duhet të punosh shumë, të jesh i përulur. Nuk do të them se jam një trajner i keq, por kam mbështetje të jashtëzakonshme nga klubi. Ne kemi një etikë të madhe pune, të gjithë kontribuojnë. Çdo departament i klubit është shumë i rëndësishëm. Kjo është e vërteta dhe realiteti i suksesit të Manchester City”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *