April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Fisnik Asllani shkëlqen sërish

Futbollisti që i tha “Po” Kosovës në fundvitin e kaluar, Fisnik Asllani po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin austriak pas rikthimit nga lëndimi. Ai pati paraqitje shumë të mirë në ndeshjen që skuadra e tij, Austria Wien e fitoi kundër Blau-Weiß Linz, me rezultat 2:1. Fisniku luajti titullar për 57 minuta, derisa ishte kreator i golit të fitores me një pasim maestral nga mesi i fushës. Fisniku u vlerësua me notën 7.8 nga Sofascore për performancën e tij. Mbetet të shihet nëse Fisniku falë këtyre paraqitjeve do të grumbullohet me Kombëtaren e Kosovës për miqësoren e Norvegjisë nga përzgjedhësi Franco Foda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *