July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Ballkani nuk gabon, Llapi e Drita e ndjekin në garë për titull

2 min read

Kanë përfunduar të pesë ndeshjet e javës së 32-të në Superligën e Kosovës.Ballkani regjistroi fitore 3:0 ndaj Dukagjinit, për të vazhduar kryesimin në tabelë dhe garën për titullin e kampionit.

Kampioni në fuqi dy golat e parë të fitores i shënoi në pjesën e parë, përmes Lindon Emërllahut (7’) dhe Edvin Kuc (24’). Rezultati përfundimtar u vulos nga Nazmi Gripshi (90+6′).Ballkani tani prin në tabelë me 66 pikë, kurse Dukagjini mbetet i gjashti në tabelë me 39 pikë.Fitore të rëndësishme sot arriti edhe Llapi, që vazhdon të mbajë presionin mbi liderin.

Llapjanët triumfuan në “Zahir Pajaziti” ndaj Feronikelit ’74 me rezultatin 3:2.Muhamet Hyseni shkëlqeu në këtë përballje me dy gola (22’, 51’), teksa goli tjetër u shënua nga Ahmed Januzi (32’).Për “Niklin” realizuan Ruben Tarasco (14’) dhe Jakup Berisha (44’).Llapi pas kësaj fitore ka 64 pikë në pozitën e dytë. Feronikeli ’74 mbetet në pozitën e tetë me 34 pikë.

Pikët e plota arkëtoi edhe Drita, për të mbajtur gjallë shpresat për titullin e kampionit.Gjilanasit triumfuan si vendas 3:1 ndaj Fushë Kosovës, me golat e Blend Baftiut (6’, 53’) dhe Besnik Krasniqit (77’). Për skuadrën mysafire golin e vetëm e realizoi Dorent Hajdari (74’).

Drita tani ka 62 pikë dhe vazhdon të jetë e treta në tabelë. Ndërsa, Fushë Kosova, e përshëndetur nga elita e futbollit tonë, është e parafundit me 20 pikë.Edhe Prishtina mori fitore në udhëtim ndaj Lirisë. Ndeshja në stadiumin “Përparim Thaçi” u mbyll me rezultatin 0:1.Golin e fitores për prishtinasit e shënoi Albin Krasniqi (86’).Prishtina pas këtij triumfi ka 46 pikë dhe renditet e pesta në tabelë. Liria është e fundit me 14 pikë.Fitore sot nuk dhuroi përballja mes Malishevës dhe Gjilanit në “Liman Gegaj”. Kjo ndeshje u mbyll baras dhe pa gola.Malisheva mbetet e katërta në tabelë dhe tani ka 53 pikë, kurse Gjilani vazhdon të jetë i shtati me 35 pikë. /GazetaExpress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *