June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Yakin nuk komenton reagimin e Granit Xhakës për situatën te Baseli

Seleksionuesi i Zvicrës, Murat Yakin nuk ka dashur të komentojë rreth komenteve që Granit Xhaka dhe vëllai i tij Taulanti kanë dhënë ditë më parë për rezultatet negative të Baselit

Vëllezërit Xhaka ua kanë bërë të ditur kritikëve se Baseli është klub i madh duke përdorur edhe gjuhë kërcënuese në rrjetet sociale. Graniti në një rast i ka dalë në mbrojtje Taulantit, i cili assesi nuk po gjen veten këtë edicion te Baseli.

“Kam biseduar disa herë me Granitin në telefon, nuk ka qenë temë diskutimi, kemi biseduar për futbollin. Ka kuptim që ai do të mbronte vëllain e tij. Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur. Kjo nuk është një çështje në Gjermani, vetëm këtu”, ka thënë Yakin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *