February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Osimhen ia siguron barazimin Napolit përballë Barçës

Napoli dhe Barcelona kanë barazuar në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” ka përfunduar me rezultat 1:1. Të parët në epërsi kaluan katalanasit me golin e Robert Lewandowskit, në minutën e 60-të, por 15 minuta më vonë baraspeshën në rezultat e riktheu Victor Osimhen. Titullar te Napoli luajti kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani. Gjithçka rreth skuadrës çerekfinaliste mbetet të vendoset në ndeshjen e kthimit në Barcelonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *