Ballkani, Drita e Dukagjini në çerekfinale, Trepça’89 eliminon Llapin

Kampioni i Kosovës në fuqi, Ballkani ka avancuar tutje në çerekfinale të Kupës së Kosovës. Portokallezinjtë e mposhtën Vëllaznimin me rezultatin minimal, 1:0. Golin e vetëm e shënoi Vesel Limajt në minutën e 41-të. Kalimin tutje e ka siguruar edhe Dukagjini i Klinës që po ashtu fitoi 1:0 të dielën ndaj skuadrës nga Ferizaj, Dinamo. Golin e vetëm e shënoi Altin Mërlaku në minutën e 67-të. Drita e Gjilanit ka kaluar pa telashe në çerekfinale të Kupës së Kosovës. Drita të dielën eliminoi Rilindjen 1974, pasi e mposhti me rezultatin e thellë, 3:0. Ndeshja i takoi 1/8 të finales së Kupës. Dy gola i realizoi Besnik Krasniqi (12’, 54’) e një Blend Baftiu (18’). Ndërkaq, ndeshja ndërmjet Trepçës’89 dhe Llapit ka shkuar në vazhdime, pasi në kohën e rregullt u mbyll baras 2:2. E në vazhdime Trepça’89 është treguar më efikase, duke fituar 4:3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *