Deschamps: Maroku mbrohet mirë, por ne nuk ndryshojmë

Trajneri kampion bote ka folur në prag të gjysmëfinales me ekipin surprizë të Botërorit.
“Si do të kalojmë mbrojtjen e tyre? Ne do të sigurohemi që të gjejmë një mënyrë. Ata kanë aftësi shumë të mira mbrojtëse, ky është një fakt, por do të jetë qëllimi ynë t’i vëmë në telashe. Duke folur për ekipin tim, nuk më habit, megjithëse për shumë prej lojtarëve të mi ishte kompeticioni i tyre i parë ndërkombëtar dhe nuk e dija si mund të reagonin emocionalisht”, ishin fjalët e trajnerit të Francës, Didier Deschamps në prag të gjysmëfinales kundër Marokut.
“Ne nuk do të ndryshojmë nga një ndeshje në tjetrën – shtoi Deschamps – ne gjithmonë duam që topi të jetë i rrezikshëm dhe të jemi në gjendje të shënojmë. Cilësia e lojtarëve nuk është e mjaftueshme, nuk ka vetëm një sekret apo recetë mrekullie, ka shumë gjëra për të kombinuar. Fjala ime kyçe është përshtatja”.