July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Ademi pjesë e ceremonisë së Unionit të Bizneseve Shqiptare-GjermaneAdemi pjesë e ceremonisë së Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane

2 min read

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të themelimit të Unionit të Bizneseve Shqiptaro – Gjermane ku njëherësh edhe u hap zyra e këtij unioni në Prishtinë.

“Në këtë ceremoni, në të cilën ishim bashkë me Taulant Hodajn, morën pjesë edhe zyrtarë të institucioneve, biznesmenë, si dhe ish-presidentët Fatmir Sejdiu e Atifete Jahjaga”, ka shkruar ndër të tjera Ademi në Facebook.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Sot pata kënaqësinë të marrë pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të themelimit të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane dhe njëherësh hapjen e zyrës së këtij unioni në Prishtinë.

Në këtë ceremoni, në të cilën ishim bashkë me Taulant Hodajn, morën pjesë edhe zyrtarë të institucioneve, biznesmenë, si dhe ish-presidentët Fatmir Sejdiu e Atifete Jahjaga.

Kryetari i këtij unioni, Nazmi Viqa shprehu rëndësinë e bashkëpunimit të bizneseve gjermano-shqiptare, si dhe vuri në pah sukseset e arritura të këtij unioni gjatë kësaj dekade.

Po ashtu, u potencua edhe partneriteti midis Unionit të Bizneseve dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, përmes marrëveshjes së sponsorizimit.

Me këtë rast e urova kryetarin Nazmi Viqa për punën e deritashme dhe e përgëzova për hapjen e zyrës në Prishtinë, që do të jetë një mundësi e mirë që Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane të jetë më afër Kosovës dhe të kontribuojë në zhvillimin e vendit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *