July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Dallku: Ndaj Dritës fituam me besim dhe guxim

1 min read

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është shprehur i lumtur për fitoren që skuadra e tij e arriti kundër Dritës në kuadër të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. Dallku ka thënë se fitorja u arrit me një kombinim të vlerave thelbësore: besimit dhe guximit.

“Dukagjini nuk njihet për lojë individuale, por si grup. Jam i kënaqur që kanë pasur rastin të paraqiten 22 apo 23 futbollistë deri tash, dhe sigurisht që edhe ata që nuk kanë luajtur shumë do ta kenë rastin të paraqiten në të ardhmen”, ka thënë Dallku.

Ai tutje nuk fshehu gëzimin me paraqitjen e ekipit të tij, ku tash e 11 ndeshje nuk di për humbje: “Jam i kënaqur me ecurinë dhe duhet të luftojë secili lojtar që do ta ketë mundësinë të vesh fanellën e Dukagjinit. I përgëzoj lojtarët, pasi me besim dhe guxim arritëm këtë fitore. Kishim pak ditë për t’u përgatitur, por ia dolëm me sukses t’i mbyllim anët e tyre të forta. Kjo është forca e Dukagjinit dhe jam i kënaqur me këtë fitore”, ka thënë Dallku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *