July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Enea Koliçi thotë se e respektojnë Astanan, por më shumë veten

1 min read

Ilir Daja dhe Enea Koliçi kanë mbajtur një konferencë për media para ndeshjes së Ballkanit me Astanan në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Ndeshja që fillon të enjten mbrëma nga ora 18:45, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gardiani i Ballkanit ka thënë se në Prishtinë janë treguar më të fortë në lojën e tyre, por që më e rëndësishmja është që në fushë të futen për të fituar.

“Në Prishtinë kemi treguar se jemi ekip i fortë”, ka thënë fillimisht Koliçi.

“Është e rëndësishme të mbajmë portën të paprekur. Ne gjithmonë futemi në fushë për të fituar”.

“Astana nuk është ekip i dobët, edhe pse nuk ka fituar ende në grupe”.

“Kemi respekt për kundërshtarin, por më shumë respektojmë veten”, ka shtuar më tej portieri i Ballkanit. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *