Pse Tonali pritet të marrë dënim më të rëndë se Fagioli në skandalin e basteve?

Sandro Tonalit po negociojnë një marrëveshje për pranimin e fajësisë për lojtarin, i cili pritet të marrë një dënim më të gjatë se Nicolo Fagioli, i cili u suspendua për shtatë muaj pasi u zbulua skandali i basteve në Itali.

Mesfushori i Newcastle United besohet se do të dënohet më rëndë, pasi thuhet se ai ka luajtur edhe ish-klubet e tij, Milanin e Brescian.

“Sky Sport Italia” ka raportuar se përfaqësuesit e Tonalit po takohen sot me Prokurorin e Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), për të përcaktuar dënimin e mesfushorit pas përfshirjes së tij në një skandal bastesh.

23-vjeçari e ka pranuar se ka vënë bast edhe për ndeshjet e Milanit dhe Brescias, gjatë kohës sa ai ishte pjesë e këtyre klubeve, megjithëse ai gjithmonë vinte baste që ish-klubet e tij të fitonin.

Kjo do të thotë se Tonali nuk dyshohet për trukim ndeshjesh edhe pse ka luajtur ish-klubet e tij.

Por, mediumi italian gjithashtu shkroi se prokurori i FIGC është i prirur ta dënojë anëtarin e Newcastle për një kohë më të gjatë se Fagiolin, sepse Tonali vendosi baste për Milanin dhe Brescian, ndërsa ishte nën kontratë me klubet në fjalë.

Gjithsesi, avokatët e reprezentuesit të Italisë po synojnë të arrijnë një marrëveshje me prokurorin e FIGC

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *