Real Madridi kërkon t’ia “rrëmbejë” Guardiolës kampionin e botës në janar

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi të ri. Skuadra e Carlo Ancelottit po vlerëson profile të ndryshme për të forcuar repartin e vet ofensiv në merkaton e dimrit. Sipas edicionit të sotëm të “Mail”, merenguesit po mendojnë t’i bëjnë një ofertë Manchester City për Julian Alvarez, kampionin e botës me Argjentinën më 2022. Ai mund të jetë i zgjedhuri për repartin e avancuar.

Performanca e argjentinasit të lindur në vitin 2000 ka qenë e shkëlqyer në fillim të sezonit. Në Premier League ai ka luajtur gjithsej 8 ndeshje deri tani, në këtë sezon, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 4 asiste, ndërsa në dy ndeshjet e luajtura në Champions League shënoi 3 gola dhe dha një asist.

Rivaliteti për argjentinasin
Julian Alvarez duket se është vënë në shënjestër nga Barcelona. Sulmuesi i Manchester City e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, megjithatë Pep Guardiola mund të jetë shumë shpejt nën presion për ta mbajtur 23-vjeçarin në ekip.

Sipas spanjolles “Sport”, Barcelona e shikon Alvarez si zëvendësuesin afatgjatë të Robert Lewandowski. Si Alvarez, edhe polaku e ka nisur shumë sezonin me 6 gola dhe 4 asiste, por një diferencë prej 12 vitesh i bën dy sulmuesit në fjalë anët e kundërta të karrierave respektive.

“Sport” ka shpjeguar se trajneri Xavi dhe drejtuesi e klubit katalanas janë të befasuar nga nuhatja e Alvarez për të shënuar. Argjentinasi ka qenë një lojtar kyç për Albiceleste në fitimin e Kupës së Botës në Katar. Thuhet se Alvarez ka një klauzolë për prishjen e parakohshme të kontratës me “qytetarët” me vlerë 50 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *