April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 23, 2026

Kosova U21 ‘e lëshon’ fitoren në kohën shtesë ndaj Bullgarisë

Një gol në kohën shtesë ia ka mohuar Dardanëve të rinj fitoren si mysafirë ndaj Bullgarisë në Sofje. Ndeshja e zhvilluar në “Slavia Stadium” ndërmjet kombëtareve U21 të Bullgarisë dhe Kosovës u mbyll baras 1:1. Kjo ishte ndeshja e katërt për të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit në Grupin D në ciklin kualifikues për Euro 2025, ku kanë një fitore, një barazim dhe dy humbje. Kosova e nisi mirë ndeshjen dhe qysh në minutën e 8-të kaloi në epërsi përmes penalltisë së realizuar nga Ardit Tahiri. Edhe pas këtij goli Dardanët e rinj patën disa mundësi tjera shënimi, por nuk u treguan sa duhet të saktë. Kosova e menaxhoi mirë lojën dhe rezultatin deri në minutat e fundit. Megjithatë, përjashtimi i Andi Hotit pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 82-të i vështirësoi gjërat në fushë. Dhe këtë epërsi numerike në fushë bullgarët e shfrytëzuan në minutat shtesë, kur Martin Sorakov shënoi me gjuajtje të fortë nga distanca për të barazuar shifrat në 1:1. Këto dy ekipe do të përballen sërish pas një muaji në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *