Prishtina dhe Ballkani mbyllet pa fitues

Derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit, i zhvilluar të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri”, nuk ka dhënë fitues.

Ndeshja e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll përfundoi 1:1. Ballkani ishte në seri prej tri fitoreve kampionale, ndërsa vazhdon të jetë pa humbje në Superligë. Për Prishtinën është barazimi i tretë rresht. Ndeshja u vendos në pjesën e parë.

Nazmi Gripshi kaloi në epërsi Ballkanin pas gjysmë ore lojë. Menjëherë në minutën e 34-t, Jalen Blesa shënoi për të barazuar rezultatin në 1:1.

Të dy skuadrat kanë pasur raste të tjera, por pa konkretizuar. Ballkani është lider me 20 pikë. Ka një ndeshje më pak të luajtur. Prishtina është e pesta me 12 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *