July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Messi tregon se si e mendon të ardhmen, punën që synon ta bëjë pas pensionimit

2 min read

Ylli i Inter Miami, Lionel Messi e ka pranuar se nuk e ka menduar për pensionim, por do t’i pëlqente në të ardhmen të punonte si drejtor sportiv.

Legjenda e Barcelonës është në sezonin e tij të parë me Inter Miamin, pas transferimit si lojtar i lirë në verë.

Messi po shkëlqen në MLS dhe është pyetur tashmë për të ardhmen apo pensionimit, të cilin as nuk e ka menduar fare.
“Nuk e kam menduar dhe as nuk dua ta mendoj. Dua të vazhdoj të shijoj atë që bëj. Kam bërë një hap të rëndësishëm duke lënë pas Evropën”, ka thënë fillimisht Messi për Olga Live.

“Nuk dua të mendoj për hapin tjetër, dua të kënaqem me atë që më pëlqen më shumë, që është të luaj futboll. Është një punë që e dua. Jam me fat, por kam përgjegjësi”.

Messi shpjegon pse vendosi të bëjë tatuazhin e Barcelonës në këmbën e tij pasi iu bashkua PSG-së
Lexo po ashtu
Messi shpjegon pse vendosi të bëjë tatuazhin e Barcelonës në këmbën e tij pasi iu bashkua PSG-së
“Nuk e di se çfarë do të bëj, më pëlqen gjithçka që lidhet me futbollin, më pëlqen të jem me fëmijët, të jap mësim, të jem edhe drejtor sportiv, por nuk e di se ku do të shkoj”.

“Personalisht, gjithmonë kam pasur idenë të shijoj futbollin argjentinas, dhe aq më tepër pasi kam qenë kampion bote, të luaja për Newells. Kur isha fëmijë shkoja në stadiumin e tyre”, përfundoi legjenda argjentinase. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *