Carlo Ancelotti për Jude Bellinghamin: Është më i zgjuar se të tjerët

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për Jude Bellingham pas golit të tij vendimtar që i solli fitoren mbrëmë.
Anglezi i ri Jude Bellingham është lojtar që ka ndihmuar për fitore ndeshjet në muajt e tij të parë në Madrid, duke shënuar gola fitoreje në sekondat e fundit të ndeshjeve. Ai tashmë shënoi gjashtë gola në gjashtë paraqitjet e tij të para, si dhe ishte njeriu i vendimit në ndeshjen e parë në Champions League, ku Real Madrid mposhti Union Berlin me golin e tij në minutën e 94-të.
“Kur sulmon nga rreshti i dytë, ai është më i zgjuar se të tjerët. Ai ka një cilësi që di ta përdorë mirë”, shtoi Ancelotti.
Ancelotti së shpejti do të jetë në gjendje të llogarisë te talenti brazilian Vinicius, i cili nuk mundi ta ndihmonte skuadrën për shkak të një dëmtimi në javët e fundit.