August 2026
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
August 22, 2026

Dukagjini frenon Ballkanin

Kampioni aktual, Ballkani, ka lëshuar pikët e para në edicionin 2023/2024 të Superligës së Kosovës në futboll. Pas tri fitoreve rresht, Ballkani të dielën luajti 1:1 me Dukagjinin në Klinë. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të elitës së futbollit kosovar.

Dukagjini ka dominuar në pjesën e parë dhe kaloi në epërsi në minutën e 44-t. Altin Merlaku shënoi nga afërsia me asistim të Iljasa Zulfiut, pas një vendosje jo të duhur të mbrojtjes së Ballkanit.

Në pjesën e dytë ekipi nga Suhareka rreshtoi sulmet. Për 1:1 shënoi Albin Berisha në minutën e 71-të.

Ballkani tani është i dyti me dhjetë pikë nga katër ndeshje. Dhjetë pikë nga pesë ndeshje i ka Llapi në pozitën e parë. Ndërkohë Dukagjini mbetet ende pa fitore. Ka tri barazime e dy humbje. Me tri pikë renditet i teti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *