July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Gazetari e pyet për parullat “Kosova është Serbi” – Mërgim Vojvoda i thotë ta shikojë logon që e ka në zemër

1 min read

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ishte në krah të përzgjedhësit, Primoz Gilha në konferencë për media para ndeshjes Rumanisë.

Konferenca për shtyp e së hënën në Bukuresht nuk ka kaluar edhe pa pyetje provokuese nga gazetarët rumunë për shtetësinë e Kosovës.

Vojovoda u pyet se si e vlerëson sjelljen e tifozëve rumunë që kanë pasur mesazhe politike: “Kosova është Serbi”.

“Mjafton ta shihni këtë logo në zemrën tonë, është flamuri i Kosovës e jo i Serbisë”, ka thënë anësori i Torinos.

Vojvoda e ka folur edhe për ndeshjen, kur u pyet se si do të ndjehet që do të luajë në një stadium të mbushur, pasi mbi 20 mijë bileta janë shitur për ndeshjen.
“Jam mësuar të luaj në stadiumet me kapacitete të plota. Edhe bashkëlojtarët, disa nga ata luajnë në klube të mëdha evropiane dhe jemi të mësuar më këtë gjë”, ka thënë Vojovoda.

Reklama

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës zhvillohet të martën nga ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *