BATE – Ballkani, formacionet zyrtare
1 min read![](https://futbolli.info/wp-content/uploads/2023/08/Ballkani1-1536x1024-1-jpg.webp)
Kampionët e Kosovës Ballkani janë 90 minuta larg fazës së grupeve të Ligës së Konferencës. Pas fitores 4:1 në ndeshjen e parë, krejt çka i duhet skuadrës nga Suhareka është të ruajnë avantazhin prej tri golave në ndeshjen e kthimit ndaj Bate Borisov.
BATE dhe Ballkani takohen sot nga ora 20:00.
Kjo ndeshje luhet në Hungari, teksa kampionët e Kosovës duan ta ruajnë rezultatin dhe të hyjnë sërish në grupet e Conference League.
Para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare:
BATE: Kudravets, Nechaev, Martynov, Khadarkevich, Bane, Jimoh, Volkov, Bacharav, Grechikho, Laptev, Kontsevoi.
Ballkani: Koliqi, Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Korenica, Kuc, Zyba, Tolaj, Gripshi, Kryeziu.