July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Pjesëmarrja e mundshme në grupe të Conference League, Ballkani ‘mbulohet’ me para, ja shifrat e majme që do të fitohen

1 min read

Ballkani ka arritur tjetër fitore të madhe në arenën evropiane.

Skuadra nga Suhareka ka shënuar fitore të rëndësishme në Play Offin e Europa Conference League, duke e mposhtur skuadrën bjelloruse, BATE me rezultat 4-1.

Skuadra kosovare e kreu plotësisht detyren në duelin e parë, teksa tashmë i mbetet për detyrë që të menaxhojnë këtë sukses edhe në ndeshjen kthyese.

Pjesëmarrja në grupet e Ligës së Konferencës shpërblehet me 2.94 milionë euro, një shifër kjo goxha e konsiderueshme, për një klub si Ballkani. Ndërkohë që për çdo fitore në ndeshjet e grupeve, shpërblimi është 500 mijë euro, ndërsa barazimi në grupet e Ligës së Konferencës vlen 166 mijë euro.

Shifra këto që do të kishin një ndikim të madh në arkat e klubit nga Suhareka që do të fuqizoheshin ndjeshëm për sezonet në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *