July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Presidenti Ademi uron Ballkanin: Po na bëni krenarë

2 min read

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka uruar Ballkanin për fitoren e madhe kundër BATE Borisov. Kampioni në fuqi i Kosovës mposhti thellë skuadrën bjelloruse prej 4-1, sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të play-off-it, duke bërë hapin e madh në garën për kualifikim në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

I pari i futbollit tonë, përmes llogaris së tij në rrjetet sociale, e ka përgëzuar Ballkanin për paraqitje të jashtëzakonshme kundër BATE Borisov.

Ky është postimi i Ademit:

Tjetër paraqitje spektakulare e FC Ballkanit në garat evropiane në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kësaj radhe kampioni ynë shënoi fitore në duel me skuadrën e njohur bjelloruse, Bate Borisov, me rezultat bindës 4:1, në ndeshjen e parë të fazës së “play-off”-it në UEFA Conference League.Përgëzoj futbollistët portokallezi për lojën dhe karakterin e treguar, duke u rikthyer nga disavantazhi tek një fitore bindëse, e vlerësoj dhe përgëzoj punën e jashtëzakonshme të trajnerit Ilir Daja dhe stafit të tij, drejtuesit e klubit për ndërtimin e një skuadre triumfuese dhe qytetarët e Suharekës dhe të gjithë Kosovës për mbështetjen e madhe që po i japin FC Ballkani, që po na bën krenarë me paraqitjet në Evropë.Kam besim të madh që skuadra e Dajës do të dijë ta menaxhojë këtë epërsi të madhe në ndeshjen e kthimit dhe për të dytin vit radhazi do të na përfaqësojë në fazën e grupeve në UEFA Conference League.Urime e ju priftë e mbara!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *