July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Këto janë transferimet e SC Gjilanit deri më tani, pritet të ketë edhe tjera prurje

1 min read

Sport Club “Gjilani” krahas futbollistëve të rinje e ka nisur me barazim pa gola kundër Prishtinës edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Enigma.

Skuadra gjilanase ndeshjen e xhiros së parë ndaj Fushë Kosovës nuk e ka zhvilluar pasi që është shtyer për një datë tjetër, për arsyeje se gjilanasit kishin kërkuar një gjë të tillë pasi që kishin hasur në probleme të mëdha financiare.

Tashmë “kuqebardhët” kanë filluar të organizohen fuqishëm për këtë edicion. Në skuadër janë bërë disa transferime mjaftë cilësore dhe pritet që në ditët në vazhdim të ketë edhe prurje të tjera.

Deri më tani me SC Gjilanin kanë nënshkruar portieri Betim Halimi dhe futbollistët si Kushtrim Shabani, Dajan Shehi, Besir Demiri, Edi Basha, Elvedin Heriq, Qëndrim Ismajli, Arnis Latifi dhe Eldonit Shaqiri.

Skuadra e Gjilanit ndeshjen e radhës në kuadër të xhiros së 4-të do ta luaj ndaj Feronikeli ’74 në Drenas, ditën e shtune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *