July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Deklaratat e Cassanos për Napolin, reagon ish-drejtori: Meriton një lugë me çimento se flet idiotësira

1 min read

Antonio Cassano e gjen thuajse gjithmonë mënyrë për të provokuar.

Së fundmi, ish-futbollisti foli për Napolin duke theksuar se këtë sezon të kaltrit nuk kanë asnjë shans për të mbrojtur titullin, madje sipas tij rrezikojnë të mbeten jashtë zonës Champions. Cassano është i bindur se me trajnerin Rudi Garcia skuadra nuk do të funksionojë ashtu siç bënte në periudhën kur drejtohej nga Luciano Spalletti.

Këto deklarata nuk i kanë pëlqyer aspak ish-drejtorit të disa klubeve në Itali, Pietro Lo Monaco. Ky i fundit është një prej njerëzve të afërt me presidentin e Napolit, De Laurentis dhe nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale shprehet se Cassano di të flasë vetëm idiotësira.

“Cassano meriton një lugë çimento, në këtë formë do t’i mbyllej goja pasi ai flet vetëm idiotësira. Deklaratat e tij nuk kanë asnjë përmbajtje teknike, Cassano është mësuar të flasë kot dhe pa mbajtur asnjë përgjegjësi”, u shpreh Lo Monaco që del në këtë formë në krah të De Laurentis për të zëvendësuar Spallettin me Rudi Garcian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *