July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Kryeministri spanjoll: Qeveria nuk ka kompetencë për ta shkarkuar kreun e Federatës

2 min read

Puthja në buzë, që presidenti i Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales i dha futbollistes Xhenifer Hermoso gjatë ceremonisë së triumfit në Kupën e Botës, ka shkaktuar polemika të forta në shtetin iberik. Së fundmi, për këtë skandal ka reaguar edhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez.

Në një dalje publike për mediat, Sançez ka dënuar sjelljen e kreut të federatës, por ka thënë se ekzekutivi nuk mund të ndërhyjë në shkarkimin e tij. Pedro Sançez sqaroi se qeveria nuk ka fuqinë për të zgjedhur dhe hequr Luis Rubialesin nga posti i presidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll:

“Ndoshta publiku nuk e di, por Federata Spanjolle e Futbollit nuk i përket strukturës dhe as organikës së qeverisë së Spanjës. Presidenti në detyrë zgjidhet dhe shkarkohet nga bashkëpunëtorët e tij. Por, siç e kam thënë, falja që ai ka kërkuar është e pamjaftueshme. Rubiales duhet të ndërmarrë më shumë hapa për të sqaruar një sjellje që është qartazi e papranueshme. Që nuk përfaqëson shumicën e spanjollëve, të cilët janë të përkushtuar qartë për barazinë e burrave dhe grave. Deklarata e tij për të kërkuar falje është e pamjaftueshme, ai duhet të jetë shumë më i qartë dhe më i fuqishëm në kërkesën e tij për falje”, theksoi kryeministri Pedro Sançez gjatë konferencës për shtyp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *