July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Dallku aspak i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në ndeshjen ndaj Llapit

1 min read

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, nuk ka qenë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve pas humbjes nga Llapi me rezultat 3-0.

Kjo ishte humbja e dytë për Dukagjinin në po aq ndeshje të luajtura në këtë edicion.

“Jam i kënaqur me angazhimin deri në minutën e 60-të, pasi në 30-të minutat e fundit i pësuam tri gola që nuk është dashur t’i pranojmë. Goli i parë na goditi rëndë dhe nuk arritëm të kthehemi”.

“Por, ajo që është më e keqja është se po pësojmë gola të pakuptimtë dhe kjo nuk është aspak e mirë”.

“Po ashtu, nuk jam aspak i kënaqur me qasjen e disa futbollistëve në ndeshje, si dhe të tjerëve që po inkuadrohen. Ne luajtëm mirë deri të goli i parë, ku madje patëm edhe dy tri raste të shënojmë gol. Por, në vend që të shënojmë, në pësuam”, ka thënë Dallku pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *