July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Ademi takohet me Infantinon, diskutojnë për projektet e FFK-së

2 min read

Presidenti Agim Ademi u takua sot me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë darkës zyrtare në Sydney. Në takim, ata diskutuan për futbollin dhe projektet e përbashkëta të FIFA-s, UEFA-s, MKRS dhe FFK-së. Presidenti Ademi shprehu kënaqësinë për ritakimin me presidentin Infantino dhe e informoi atë për gjendjen e tanishme të FFK-së si dhe për projektet e realizuara. “Gjithmonë të këndshme dhe të rëndësishme takimet, ndejat dhe darkat me presidentin Infantino. Gjatë darkës në Sydney diskutuam shumëçka për futbollin, për projektet, për investimin e përbashkët FIFA, UEFA, MKRS dhe FFK. E njoftova edhe me gjendjen e tanishme të FFK-së, me situatat që kaluam dhe që po kalojmë. Ai u interesua sidomos për raportet me institucionet shtetërore, teksa u interesua edhe për projektet ku investon FIFA. Presidenti Infantino tha se ai dhe FIFA janë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar FFK-në, sa herë që ka nevojë”, theksoi presidenti Ademi.Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e falënderoi të parin e FIFA-s për ftesën në finalen e Kupës së Botës për femra, Spanjë – Angli dhe përgëzoi për organizimin e shkëlqyeshëm të këtij eventi. Në anën tjetër, Infantino e falënderoi kreun e FFK-së për praninë e tij në këtë event dhe vuri në pah rëndësinë e rritjes së futbollit të femrave në nivel global.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *