July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Ademi takon grekun Filippousis, lobon për Lojërat Mediterane në Kosovë

1 min read

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ndodhet në Australi me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino për të marrë pjesë në Konventën e FIFA-s për futbollin e femrave, si dhe për të ndjekur nga afër ndeshjen finale të Kupës së Botës për femra, Angli – Spanjë. E gjatë qëndrimin në Sydney i pari i futbollit kosovar ka takuar personalitete të rëndësishme si sekretaren e përgjithshme të FIFA-s, Fatma Samoura, homologët e tij nga Danimarka, Norvegjia e Holanda, Jesper Møller, Lise Klaveness e Just Spee. E një takim e pati edhe me sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Greqisë, Iakovos Filippousis, i cili njëherësh është edhe sekretar gjeneral i Komitetit Olimpik Mediteran. Pikërisht Filippousis është edhe në Komisionin përzgjedhës të vendit nikoqir për Lojërat Olimpike Mediterane 2030, e për të cilat Kosova ka paraqitur kandidaturën për organizim. Vendimi për këtë pritet të merret shumë shpejtë, por nuk dihet nëse dikush nga KOK-u është duke lobuar rreth kësaj çështje në vendet anëtare. Sidoqoftë, duke pasur parasysh faktin se kreu i FFK-së ka miqësi dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme me Filippousis, sigurisht se temë e takimit të tyre ishte edhe përkrahja që ai duhet t’i japë Kosovës në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *