July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

“Këmba e tij e majtë është po aq e mirë sa e Leo Messit”, Joe Cole thurë lëvdata për Bukayo Saka

2 min read

Legjenda angleze, Joe Cole ka lavdëruar yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, të cilin e ka krahasuar me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin.

Saka është lojtari më i mirë anglez i momentit duke dhuruar magji me Arsenalin, por edhe me kombëtaren e Anglisë.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Saka të ‘krahasohet’ me Messin, shkaku i lojës dhe pozicionit të njëjtë në fushën e lojës.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë tjetër në futbollin botëror, përveç ndoshta Lionel Messi, i cili ka këmbën e majtë aq të mirë sa Bukayo Saka, që vjen nga ai pozicion. Është i shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Cole për TNT Sports.

“Duhet të mendoni gjithashtu, krahasimet me Mohamed Salah janë një kompliment i madh për Sakan. Salah është lojtar i klasit të lartë, por Salah në moshën e Sakas nuk e kishte vënë trupin e punës në atë që Saka ka bërë tashmë”.

“Mendoj se ai është një perlë e madhe, ne Anglia jemi shumë me fat që e kemi atë dhe ky klub është me fat që e ka atë. Ai ka një aftësi kaq të madhe dhe është duke qëndruar mbi supe me të gjithë ata lojtarë në pozicionin e tij në futbollin botëror”, përfundoi ish-ylli anglez.

Saka nuk humbi kohë duke hapur llogarinë e tij të golave në Ligën Premier për sezonin 2023/24, duke shënuar golin e fitores në ndeshjen e parë të sezonit të ri kundër Nottingham Forest.

Sulmuesi anësor 21-vjeçar do të jetë një lojtar kyç për Arsenalin këtë sezon pasi Topçinjtë kërkojnë të sfidojnë Manchester Cityn për titull dhe të konkurrojnë në Ligën e Kampionëve. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *