July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Leci: Kur pashë atmosferën në stadiumin “Përparim Thaçi”, mu duk sikur po shihja një ndeshje evropiane

1 min read

Skuadra e Lirisë dje luajti ndaj Ballkanit nën praninë e 7 mijë tifozëve në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Kjo ndeshje përfundoi me fitoren e Ballkanit me rezultatin minimal 0-1.

Ish futbollisti i njohur, tanimë trajner, Liridon Leci thotë se ishte diçka e bukur të shihje 7 mijë tifozë në stadium, teksa shtoi se kjo skuadër e tifozeri i mungoi Superligës.

“Një dy-tri herë kur e kam pa pamjen e kësaj ndeshje, veç kur e shihja pjesën prapa porte e kuptoja që jemi në Kosovë, përndryshe mendoja që po shikoja një ndeshje evropiane me gjithë ata tifozë. Së pari i uroj Lirisë inkuadrimin në Superligë pas katër viteve edhe i komplimentoj për këtë organizim dhe tifozeri, sepse na kanë mungu”, tha fillimisht Leci në Kanal10.

“Sa i përket lojës mendoj që Ballkani është shumë më lartë me kualitet se Liria”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *