July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Fadil Muriqi shtron darkë për bashkëlojtarët e gjeneratës së artë

1 min read

Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Muriqi, i cili ndodhet për pushime verore në vendlindje, ka mbledhur sot në kafiterinë ‘Boheme’ në Prishtinë bashkëlojtarët e gjeneratës së artë. Në foton e siguruar nga ‘Futbolli.info’, shihen një pjesë e lojtarëve të asaj gjenerate. Ata bashkë kanë evokuar kujtime të atëhershme, ku normalisht zë vend futbolli dhe ekipi i Prishtinës i asaj kohe, i cili kishte mbledhur futbollistët më të mirë të Kosovës në atë periudhë kohore,  duke u shndërruar pothuajse në një ekip kombëtar. Tani të gjithë e kujtojnë me nostalgji atë kohë, por të lumtur që sërish bashkë dhe janë mirë, por edhe të pikëlluar për ata që nuk janë më në mesin e tyre. Po thuajse të gjithë futbollistët e gjeneratës së artë janë të angazhuar sot në FFK. Ata sot janë të lumtur me dashurinë që ju dha publiku kur ishin në fushë dhe sot janë krenar me emrin që u dha populli – Gjenerata e Artë e futbollit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *