July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Futbollistet e Gjermanisë të shokuara me eliminimin e hershëm në Botëror

3 min read

Fitorja e thellë 6:0 në ndeshjen hapëse ndaj Marokut e bën eliminimin më të hershëm të Gjermanisë në Kampionatin Botëror për futbolliste edhe më të vështirë për t’u kuptuar për një ekip të renditur në vendin e dytë në ranglistën botërore, i cili nuk arriti të avancojë nga faza e grupeve. Barazimi 1:1 me Korenë e Jugut në ndeshjen e fundit të fazës grupore të enjten e la Gjermaninë në vendin e tretë në Grupin H pas Kolumbisë dhe Marokut.

Në fund, ishte Maroku që shkaktoi dëmin e madh për Gjermaninë me fitore të papritur ndaj Kolumbisë në ndeshjen tjetër të grupit, që u luajt në kohën e njëjtë. Ishte humbja befasuese 2:1 nga Kolumbia të dielën e shkuar që e la Gjermaninë në pozitë të vështirë, duke pasur parasysh se vetëm fitorja ndaj Koresë së Jugut ia garantonte kalimin në fazën nokaut të Botërorit që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re. Kampionia e dyfishtë e botës kishte arritur të paktën deri në çerekfinale apo më lart në çdo edicion të mëparshëm të Botërorit. Në fakt, Gjermania mund të avanconte vetëm nëse Maroku nuk fitonte ndaj Kolumbisë, por kur futbollistet marokene kaluan në avantazh, gjermaneve nuk iu mjaftonte as barazimi me Korenë e Jugut.

Edhe pas kësaj, trajnerja Martina Voss-Tecklenburg zgjodhi të priste për t’u thënë lojtareve të saj se edhe një gol tjetër do të ishte i nevojshëm për kualifikim.

“Ne dëgjuam për epërsinë e Marokut në minutën e 85-të, pasi trajnerja jonë nuk donte të na nervozonte duke na treguar në pjesën e parë”, zbuloi portierja Merle Frohms.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Gjermania e kërkoi golin e fitores, por nuk ia doli mbanë. Rast të artë lëshoi Alexadra Popp, që goditi traversën në kohën shtesë. Kur përfundoi ndeshja, futbollistet gjermane qëndruan në fushë të shokuara.

“Ne të gjitha jemi pa fjalë”, tha mesfushorja Lena Oberdorf. “Gjërat nuk shkuan siç i kishim menduar pas fitores së parë në Botëror. Loja jonë nuk mjaftoi për të shkuar më larg dhe ky është një sinjal që edhe vendet e tjera po investojnë shumë në futbollin e femrave”.

Popp është ende një nga yjet e futbollit ndërkombëtar të femrave dhe katër golat e saj ishin një pikë e ndritshme për Gjermaninë në këtë turne. Ajo e përfundoi fazën e grupeve së bashku me japonezen Hinata Miyazawa, si shënuesja më e mirë.

“Na duhet pak kohë për të kuptuar atë që ka ndodhur dhe për të qenë në gjendje të gjejmë njëfarë besimi përsëri”, tha Popp. “Në këtë fazë, ne e dimë se skuadra jonë është e mirë, por ne nuk ishim mjaftueshëm të mira në këto dy ndeshjet e fundit”.

E përgjegjësinë për këtë eliminim shokues e ka marrë trajnerja Voss-Tecklenburg. Pavarësisht kësaj, ajo nuk ishte në gjendje të shpjegonte se çka shkoi keq për Gjermaninë në Botërorin e këtij viti.

“Duhet të qetësohemi dhe të kuptojmë se çka ndodhi për të filluar, pastaj të punojmë dhe përmirësojmë gjërat. Megjithatë, ne duhet të përballemi me faktin se ky eliminim është rezultati më i dobët në historinë tonë”, u shpreh Voss-Tecklenburg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *