July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Ademi: Çdo 45 ditë po bëhet nga një fushë stërvitore

1 min read

Federata e Futbollit e Kosovës po vazhdon përmirësimin e infrastrukturës në vendin tonë. Në shumë qytete e fshatra janë ndërtuar e po ndërtohen fushat stërvitore të futbollit. Synimi i presidentit të këtij institucioni, Agim Ademi ka qenë dhe mbetet krijimi i kushteve sa më të mira për zhvillimin e futbollit për të rinjtë kosovarë.
Ai sonte ka piblikuar foto nga një fushë tashmë e përfunduar, derisa ka thënë se çdo 45 ditë po ndërtohet nga një fushë stërvitore.

“Është kënaqësi kur çdo 45 ditë rregullohet një fushë stërvitore në çdo cep të Kosovës, e sidomos kur bëhet afër stadiumeve ekzistuese, me ç’rast po ruhen fushat e lojës me bari natyral. Ky është edhe qëllimi ynë që në çdo pjesë të Kosovës të ketë kushte për ta zhvilluar futbollin. FFK+Komunat+UEFA+FIFA. I gëzofshi të dashur futbollistë dhe të nderuar udhëheqës të klubeve. Ndërkohë, më 20 gusht fillojmë me ndërtimin e fushës së radhës. Vazhdojmë me Krenari dhe Përgjegjësi!”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *