September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

“90 minuta në El Prado janë të gjata”, klubi i ligës së tretë thumbon Realin para ndeshjes në Kupën e Mbretit

Real Madridi e nis sonte rrugëtimin në Kupën e Mbretit.

Ata do të përballen ndaj skuadrës së Talavera de la Reina, skuadër kjo që bën garat në ligën e tretë të Spanjës.

Disa orë para ndeshjes klubi spanjoll bëri postimin në rrjetet sociale, me mbishkrimin “90 minuta në El Prado janë të gjata”.

Kjo shihet edhe si thumbim për “Los Blancos”-ët, për atë postimin në ndeshjen çerek-finale ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve, sezonin e kaluar.

Kujtojmë se ndeshja Talavera de la Reina-Real Madridi, zhvillohet sonte në orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *