Vushtrria e ka fituar barazhin e Ligës së Parë me Lirinë e Prizrenit. Të shtunën në stadiumin “18 Qershori” në...
Day: May 24, 2025
Sot në Kampin Nacional të FFK_së në Hajvali u zhvillua turneu i futbollit me moton “Futbolli na bashkon”, një iniciativë e veçantë kjo e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde, në prag të përfundimit të mandatit të tij në Kosovë. Turneu mblodhi së bashku tetë ekipe pjesëmarrëse, përfshirë ekipin nga Qeveria e Kosovës, atë të partive politike, të Ambasadave, të KFOR_i gjerman, dy ekipe nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe asaj në Tiranë, si dhe ekipin e veteranëve të FFK_së. Ky aktivitet sportiv u karakterizua nga një atmosferë miqësore dhe gjithëpërfshirëse, duke reflektuar kësisoj fuqinë e sportit për të afruar komunitete dhe institucione të ndryshme. Fitues i turneut doli ekipi i Veteranëve të FFK_së, që në finale e mposhti ekipin II të Ambasadës Gjermane, me rezultat 3:0. Golat për Veteranët e FFK_së i shënuan Sheremet Isufi, Menduh Salihu dhe Lulzim Berisha. Trofeun kapitenit Lulzim Berisha ia ndau ambasadori Jorn Rohde. Paraprakisht, presidenti i FFKsë, Agim Ademi, i dorëzoi një mirënjohje të veçantë ambasadorit Rohde për kontributin dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme ndaj futbollit të Kosovës dhe për promovimin e vlerave të bashkëpunimit përmes sportit. Ambasadori Rohde, i cili është dëshmuar si një mik i madh i Kosovës dhe veçanërisht i futbollit kosovar, në muajin qershor do ta përfundojë mandatin e tij në Kosovë. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës, Suedisë dhe Shqipërisë, derisa në fund ambasadori Rohde shtroi një drekë për të gjithë pjesëmarrësit, si shenjë falënderimi dhe respekti për kontributin e tyre në këtë ngjarje sportive.
Sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali po mbahet një turne futbolli me moton "Futbolli na bashkon", organizuar me...
Në qytetin e Gjilanit dje u mbajt një ceremoni e pritur shumë gjatë: vendosja e gurthemelit për stadiumin e ri...
Bruno Fernandes ka një afat deri javën e ardhshme për të vendosur nëse dëshiron të largohet nga Manchester United dhe...
Vushtrria dhe Liria do të luajnë sot (e shtunë) në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë të Kosovës, për...