Zyrtare: Veldin Hoxha i bashkohet Kombëtares së Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot se mesfushori i Rubin Kazanit, Veldin Hoxha, është lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës.
Lojtari i lindur në Rijekë të Kroacisë, por me prejardhje nga Kosova, ka bërë paraqitje të mira në nivel klubesh dhe tashmë ka zgjedhur të përfaqësojë Dardanët në arenën ndërkombëtare. Ai do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme të ekipit kombëtar në shtator kundër Zvicrës dhe Suedisë.
“Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë se mesfushori i njohur, Veldin Hoxha, tashmë është pjesë e Kombëtares së Kosovës! Veldini do të jetë pjesë e Dardanëve për ndeshjet e ardhshme. Mirë se vjen Veldin!”, thuhet në njoftimin e FFK-së në rrjete sociale.
Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe vet lojtari.
Ky pa dyshim është një tjetër hap i rëndësishëm për ekipin kombëtar dhe një sinjal i qartë për përforcimin e skuadrës në prag të sfidave të rëndësishme që e presin në kualifikimet e Botërorit.
