June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 10, 2026

Zyrtare: Chelsea nënshkruan me talentin Cole Palmer

Chelsea ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit të talentuar, Cole Palmer nga Manchester City.

Blutë e Londrës kanë vazhduar me përforcime edhe në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, duke blerë njërin nga talentët më të mëdhenj anglez.

Ekipi nga Stamford Brige ka nënshkruar me talentin Cole Palmer nga City, në një transferim që thuhet se ka kushtuar rreth 50 milionë euro.

Është vet Chelsea që ka konfirmuar transferimin e tij me anë të faqeve zyrtare duke thënë se lojtari ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare me opsion vazhdimi.

“Chelsea ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e reprezentuesit anglez U-21, Cole Palmer nga Manchester City”.

“Palmer ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare – me një opsion klubi për një vit tjetër dhe do të bashkohet me skuadrën e Mauricio Pochettino përpara ndeshjes sonë me Nottingham Forest në Premier League”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *