Zyrtare, Anio Poçi vesh fanellën e Prishtinës

Mbrojtja e FC Prishtinës sapo mori një “blindim” të nivelit kampion. Anio Poçi, mbrojtësi 27-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, është zyrtarisht transferimi më i ri i bardhekaltërve. Ai vjen në kryeqytet me mentalitetin e fituesit, pasi sapo la pas një sezon fantastik me Egnatian, ku u shpall kampion i Abissnet Superiores.

Eksperienca, siguria në prapavijë dhe etja për trofe janë gati për t’u shpalosur në “Fadil Vokrri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *