Zhegrova shënon supergol, Lille mposht Atletico Madridin

Edon Zhegrova ka shënuar supergol për të hapur rrugën për fitoren e madhe të Lillet ndaj Atletico Madridit.

Të mërkurën mbrëma në “Metropolitano” të Madridit, Lille fitoi me rezultatin 3:1. Ndeshja i takoi  xhiros së tretë të Championsit.

Në minutën e 61-të Zhegrova shënoi supergol nga distanca për 1:1. Më pas bëri krosimin pas të cilit u shkaktua penallti për skuadrën franceze. Jonathan David e konkretizoi penalltinë në minutën e 74-t për 2:1. David shënoi edhe për 3:1, në minutën e 89-të.

Atletico Madridi kaloi në avantazh 1:0 me golin e Julian Alvarezit në minutën e tetë.

Zhegrova nuk startoi te Lille. Hyri në lojë në minutën e 16-të në vend të Remy Cabellas së lënduar. Për të është goli i parë në Ligën e Kampionëve.

Lille në xhiron e dytë e shokoi Real Madridin duke e mposhtur 1:0. Zhegrova në atë ndeshje u shpall më i miri.

Manchester City nuk ka hasur në telashe për të fituar ndaj Sparta Pragës në xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma në “Etihad”, skuadra e Pep Guardiolas fitoi me rezultatin 5:0.

Phil Foden shënoi që në minutën e tretë. Golat tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Erlinh Haaland shënoi në minutën e 58-të dhe 68-të.

John Stones realizoi në minutën e 64-t, derisa Matheus Nunes shënoi tjetër gol në minutën e 88-të.

City tani i ka shtatë pikë. Sparta Praga mbetet me 4 pikë.

Me golin e Darwin Nunezit, Liverpooli ka regjistruar tjetër fitore në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e xhiros së tretë të “Championsit”, Liverpooli fitoi në Gjermani te Leipzigu, 1:0.

Sulmuesi uruguaian shënoi në minutën e 27-të, me asistim të Mohamed Salah.

Liverpooli pas tri ndeshjeve ka nëntë pikë dhe prinë në tabelë me Aston Villan.

Për Leipzigun ishte disfata e tretë në po aq ndeshje të luajtura.

Qazim Laçi startoi te Sparta Praga. Ermal Krasniqi u aktivizua prej fillimit të pjesës së dytë e Albion Rrahmani prej minutës së 60-të.

Sulmuesi i krahut nga Brazili, Raphinha ka shënuar “hat-trick” për ta udhëhequr Barcelonën drejt fitores së thellë ndaj Bayernit.

Të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve, Barcelona fitoi me rezultatin 4:1 ndaj gjigantit bavarez.

Barcelona tani i ka gjashtë pikë, ndërsa Bayerni mbetet me tri pikë.

Që në minutën e parë, Raphinha shënoi për 1:0 në të mirë të Barçës në ndeshjen e zhvilluar në “Estadi OlimpicLluis Companys”.

Harry Kane barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 18-të. Sulmuesit anglez iu anulua një gol  në minutën e dhjetë.

Robert Leëandoëski ktheu epërsinë e Barçës me golin e minutës së 36-të. Leëa nuk festoi për golin ndaj ish-skuadrës.

Pa përfunduar pjesa e parë, Barcelona shënoi golin e tretë. Raphinha ishte realizator për 3:1 në minutën e 45-të. 27-vjeçari shënoi për 4:1 në minutën e 56-të.

Barcelona në xhiron e parë kishte pësuar 2:1 nga Monaco. Në xhiron e dytë e mposhti 5:0 Young Boysin dhe të mërkurën konfirmoi se ka pretendime të mëdha këtë edicion.

Bayerni në xhiron e parë kishte fituar 9:2 ndaj Dinamo Zagrebit. Ajo ndeshje megjithatë nuk ishte ndonjë sfidë serioze. Në xhiron e dytë Bayernin e mposhti Aston Villa, 1:0, ndërsa Barcelona konfirmoi se Vincent Kompanyn e pret ende shumë punë te Bayerni. 

Në xhiron e katërt, Barcelona luan në udhëtim ndaj Cërvena Zvezdës, ndërsa Bayerni e pret Benfican.

Dinamo e Zagrebit ka shkëlqyer në Austri, pasi mposhti Salzburgun, 2:0. 

Ndeshja i ka takuar xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve dhe u zhvillua të mërkurën mbrëma. 

Sandro Kulenoviq dhe Bruno Petkoviq i shënuan golat e fitores. Kulenoviq shënoi në minutën e 49-të, kurse Petkoviq, gjashtë minuta para fundit. 

Nga minuta e 66-të, vendësit luajtën pa Alexander Schlager, që u ndëshkua me të kuq. 

Arijan Ademi luajti deri në minutën e 59-të te skuadra kroate, ndërsa Arbër Hoxha ishte në bankën rezervë. 

Dinamo Zagrebi ka katër pikë, kurse Salzburgu ende është pa pikë.

Interi ka fituar me vështirësi në udhëtim te Young Boysi të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve. I është dashur një gol i minutave shtesë. 

Interi mposhti kampionin e Zvicrës, 1:0. 

Marko Arnautoviq humbi penalltinë në minutën e 48-të, kurse Marcus Thuram në minutën e 93-të, e realizoi golin e fitores. 

Kastriot Imeri luajti te vendësit deri në minutën e 59-të. 

Pas tri ndeshjeve, Interi ka shtatë pikë, ndërsa Young Boysi ende nuk ka marrë pikë në fillim të kampanjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *