Zbulohet e vërteta, ja pse Wanda Nara dhe Mauro Icardi u ribashkuan, kishin një arsye të fortë

Wanda Nara sërish shtatzënë.Gazeta argjentinase ‘Caras’ zbulon arsyen e pajtimit mes dyshes së famshme pak kohë pasi ata trazuan rrjetin me njoftimin e ndarjes së tyre.
Për të konfirmuar pajtimin e tyre dhe shtatzëninë e mundshme të showgirl-it argjentinase do të ishin bisedat e zhvilluara mes të dyve dhe më pas të publikuara nga Icardi në rrjetet sociale.

“Faleminderit për një tjetër udhëtim të bukur. Vendi im i preferuar je ti. Që më çove në parajsën tonë, për dashurinë tënde dhe kujdesesh gjithmonë për mua.Kurrë mos dyshoni se sa shumë të dua. Mezi pres të kthehem”. Në foto shihen dy përballë pasqyrës së banjës me rroba banje, ai i jep një puthje dhe ndërkohë i përkëdhel barkun. Një gjest që ngjall dyshime tek ndjekësit e çiftit. /Futbolli.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *