Xavi: Rikthimi i Messit? Jam mik me të, varet nga ai

Xavi Hernández, trajner i Barcelonës, ka folur këtë të hënë për rikthimin e mundshëm të Leo Messit në “Camp Nou”.
“Është në ajër, varet nga shumë gjëra. Nuk mund të them më shumë, është një futbollist spektakolar, jam mik me të dhe do të shohim nëse mund të ndodhë apo jo, varet shumë nga qëllimi i tij”.
Sigurisht që Xavi e uron me zemër rikthimin e argjentinasit dhe nuk fshihet, megjithëse e di kompleksitetin e operacionit.
Me pak më shumë se një muaj që ka mbetur para skadimit të kontratës së argjentinasit me Paris Saint-Germain, Xavi ia kalon topin argjentinasit, pasi ka marrë miratimin e dhomës së zhveshjes dhe bordit.