Weghorst: Dua të qëndroj tek United, por s’dua të konsiderohem lojtar rezervë

Sulmues holandez Wout Weghorst, i ardhur para pak ditësh te skuadra e Manchester United, ka folur pas golit të parë të realizuar me “djajtë”, dje në Kupën e Anglisë. Në këtë ndeshje ai ishte titullar dhe kërkon që të mos konsiderohet nga trajneri Erik Ten Hag si një zëvendësues.

Nëse je një sulmues, gjithnjë gjykohesh në bazë të golave që realizon. Trajneri ka thënë se dëshironte një sulmyes pykë, një “numër 9”, por në fund luajnë ata që janë më në formë. Ndaj, kam nevojë t’i tregoj se jam në formë dhe ta detyroj që të më japë sa më shumë minita në dispozicion”, tha Weghorst.

Në karrierën time gjithnjë kam bërë një gjë: Të shënoj sa më shumë gola. Nëse do të nis të humbas rastet e pastra të shënimit do të shqetësohesha, por jam i bindur se do të shënoj sërish. Trajneri e pa që jam gati, shënova në Kupë dhe ky ishte një dëbutim pozitiv”, tha holandezi.

Më tej, sulmuesi 30-vjeçar, që erdhi nga Beshiktashi në formë huazimi deri në fund të seoznit, shtoi: “Nuk dua të më konsiderojnë si lojtar stoli, por të luaj sa më shumë. Gjithashtu, dua të qëndorj gjatë tek United, të konsiderohem si një vlerë e shtuar dhe jo si një mbushës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *