Veldin Hoxha, ylli dardan për të cilin flitet pak

Ka lojtarë që luajnë për karrierë dhe ka djem që luajnë për nder. Veldin Hoxha është dëshmia e gjallë se suksesi në Evropë nuk ta fshin dot origjinën nga zemra.

Edhe pse karriera e tij u ndërtua në Kroaci dhe ofertat nuk munguan as nga Bosnja, ai dëgjoi thirrjen e rrënjëve. E la Kroacinë, e la Bosnjën sepse Kosova nuk ishtë thjesht një opsion, ishte destinacion zemre.

E pikërisht për Veldin Hoxhën ka shkruar sonte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Postimi i tij i plotë:

Veldini u rrit dhe u formua në Kroaci, në një shtet që i dha mundësi të zhvillohej si futbollist. Por, pavarësisht jetës dhe suksesit në Kroaci, ai kurrë nuk i harroi rrënjët e veta, Kosovën.

Në rrugën e tij si futbollist i ri, Hoxha kishte mundësi të zgjidhte. Dyert ishin të hapura edhe për përfaqësimin e Kroacisë apo Bosnjës. Ishte kapiten i Kroacisë për U21. Për shumëkënd kjo do të ishte zgjedhje e lehtë, sepse mund të sillte më shumë komoditet dhe siguri në karrierë. Por për të, futbolli nuk ishte vetëm karrierë, ishte edhe identitet.

Ai zgjodhi zemrën.

Ai refuzoi mundësitë tjera dhe vendosi ta veshë fanellën e Kosovës. Një vendim që nuk matet me kontrata apo statistika, por me ndjenjë dhe përkatësi. Sepse për shumë shqiptarë që jetojnë jashtë, Kosova nuk është vetëm një vend në hartë, është kujtesë familjare, histori sakrifice dhe një lidhje që nuk këputet kurrë.

Historia e Veldin Hoxhës është edhe një mesazh i fuqishëm për shtetin dhe shoqërinë tonë, na kujton një të vërtetë të thjeshtë:
Mund të jetosh në Kroaci, Gjermani apo kudo në botë, por kur rrënjët i ke në Kosovë, zemra gjithmonë të kthen aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *