June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Union Berlin ia merr një pikë Napolit, Sosiedadi bindës ndaj Benficës

Napoli barazoi në mënyrë befasuese para tifozëve të vet kundër Union Berlin, ndërsa Real Sociedad mposhti Benfikën në ndeshjet e para të raundit të katërt në grupet A, B, C dhe D, që zhvillohen sonte.

Union Berlin mori pikën e parë në Champions League dhe i dha fund serisë së keqe, prej 12 humbjeve radhaz. Napoli përjetoi një dështim të paplanifikuar (1:1) dhe tani me siguri humbi shanset për vendin e parë në Grupin C.

Napoli kaloi në epërsi me golin e Politanos në minutën e 39-të, por Fofana shënoi rezultatin përfundimtar në minutën e 52-të. Kapiteni i Kombëtares sonë, Amir Rrahmani pati paraqitje të mirë në këtë takim, por mungoi finalizimi i aksioneve nga baahkëlojtarët e tij.

Në tabelën e grupit C kryeson Reali me nëntë pikë (nga ora 21:00 luan me Bragën), Napoli ka shtatë, Braga tre dhe Union Berlin një pikë.

Real Sociedad e çmontoi Benfikën, me rezultat 3:1. Në 20 minuta, skuadra baske shënoi tre gola dhe dy të tjerë ia anuloi VAR-i.

Pas gjashtë minutash lojë Merino shënoi golin e parë, në minutën e 11-të Ojerzabal shënoi golin e dytë dhe në minutën e 21-të Barenechea u përkujdes për golin e tretë. Pjesa e dytë i takoi Benfikës. Portugezët shkurtuan rezultatin në minutën e 48-të me golin e Rafa Silvës, por nuk patën forcë për asgjë më shumë.

Në grupin D, Sociedadi ka 10 pikë, Interi shtatë dhe një ndeshje më pak, Salzburgu tre e një ndeshje më pak, dhe Benfica është ende pa pikë . Nëse Interi mund Salzburgun sonte, Sociedadi dhe Interi do të kalojnë në raundin tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *