April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 21, 2026

U19 | Dardanet arrijnë fitoren e dytë radhazi

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave ka regjistruar një tjetër fitore në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2025”, në Grupin 3 të Ligës B.

Pas triumfit të thellë 6:0 ndaj Maltës, vajzat e drejtuara nga përzgjedhësja Albina Rrahmani kanë shënuar fitore edhe në përballjen ndaj Kazakistanit, të zhvilluar të premten në “Centenary Stadium” në Ta’ Qali të Maltës, që është nikoqire e ndeshjeve të këtij grupi, me rezultat 2:1.

Ndonëse pjesa e parë përfundoi me epërsinë e kazakeve, të cilat shënuan në minutën e 32-të me golin e Zhansezim Aissapar, “Dardanet” e reja nuk u dorëzuan. Ato rikthyen baraspeshën në minutën e 54-t falë penalltisë së realizuar me siguri nga Sahare Berisha.

Në minutën e 89-të, Kazakistani mbeti me një lojtare më pak në fushë, pasi Karina Botabek u ndëshkua me karton të kuq dhe këtë epërsi numerike, Dardanet e shfrytëzuan në maksimum, duke arritur të shënojnë golin e fitores në minutën e 98-të përmes Olsa Maqastenës. Me këtë fitore, Kosova U19 e mban vendin e parë në grup me 6 pikë pas dy ndeshjeve të para, ndërsa Kazakistani mbetet pa pikë në fund të tabelës.

Ndeshjen e fundit në këtë grup, Kosova do ta zhvillojë më 7 prill kundër Letonisë.Sipas formatit të garës, fituesit e gjashtë grupeve dhe një vend i dytë më i mirë do të promovohen në raundin e parë kualifikues të Ligës A për edicionin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *