April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

U mbajtën testet fizike për gjyqtarët e Ligës Parë, 10 prej tyre në riprovim

Nën mbikëqyrjen e Komisionit të Gjyqtarëve në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, u mbajtën testet fizike për gjyqtarët e Ligës së Parë. Këtyre testeve iu nënshtruan 87 gjyqtarë, prej tyre 24 gjyqtarë kryesor dhe 63 asistentë. Rezultatet e testeve treguan se 77 gjyqtarë kaluan me sukses provat fizike të përgatitjes, derisa 6 gjyqtarë kryesor dhe 4 asistentë nuk arritën të kalojnë testet e para. Ky grup i gjyqtarëve do t’i nënshtrohen testimeve sërish më vonë për të vlerësuar përparimin e tyre dhe për t’u siguruar që ata të jenë në formën më të mirë për sezonin e ri në këtë rang garash që nis më 19 gusht. Përparim Hasani, kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve në FFK, u shpreh përgjithësisht i kënaqur me përgatitjen dhe formën e gjyqtarëve. Ai theksoi se përgatitja intensive dhe përkushtimi i tyre ndaj këtij profesioni është thelbësor për të pasur një edicion të suksesshëm. Gjithashtu, theksoi ai, testet fizike, tregojnë rëndësinë për të pasur gjyqtarë të ndërgjegjshëm dhe të kualifikuar për të siguruar një lojë të ndershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *