Tri ndeshje të ‘zjarrta’ në Albi Superligë
Sot në program janë tri ndeshje tejet interesante në Superligën e Kosovës në futboll, që i përkasin xhiros së 23-të.
Kryendeshja është ajo mes Dritës dhe Llapit, që zhvillohet në Gjilan nga ora 13:00.
Po ashtu një ndeshje tejet interesante është ajo mes Drenicës dhe Ferizaj. Dy skuadrat janë në kërkim të fitoreve për t’u larguar nga zona e rrëzikshme, me të kaltërtit që janë tejet në formë gjatë ndeshjeve të fundit.
Kurse takimi i tretë është ai mes Dukagjinit dhe Gjilanit, kjo e fundit kërkon tre pikë për ta siguruar edhe më shumë pozitën e tretë në tabelë. Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00.
Ndërkaq, nesër zhvillohen dy ndeshje tjera interesante, ku Prishtina është mikpritëse e Ballkanit, derisa Trepça’89 pret Malishevën.
